Maqedonia e Veriut vendos kushte te reja nga 1 shtatori per hyrjen

Maqedonia e Veriut vendos kushte te reja nga 1 shtatori per hyrjen

94
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka vendosur hyrje me kushte për në vendin e saj. Sipas Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, çdo qytetar nisur nga ata shqiptarë që duan të hyjnë në vendin fqinj duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ndaj COVID-19.

Në rast të kundërt, qytetarët duhet të kryejnë test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe test të shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Për ata që kalojnë tranzit, mjafton një deklaratë në pikat kufitare.

NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

S'KA KOMENTE