Manastirliu: Kur të nisin Universitetet do bëjmë publike dhe masat për studentët...

Manastirliu: Kur të nisin Universitetet do bëjmë publike dhe masat për studentët e pavaksinuar

260
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në një inspektim në fakultetin e ekonomisë, për të ndjekur procesin e vaksinimit që po kryhet në ambientet universitare.

Ministrja u pyet në lidhje me studimin e Akademisë së Shkencave që rekomandon dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurë, ku tha se aplikimi i saj nuk është vendosur ende.

Sa i takon sanksioneve për studentët që nuk duan të vaksinohen, Manastirliu tha se ato do të bëhen me dije në ditën e nisjes së vitit të ri akademik.

Pjesë nga deklarata e Manastirliut: 

Sipas një plani ne kemi vendosur që të jemi dhe në fakultetete, për të lehtësuar stafet dhe studentët, për ta bërë vaksinën aty ku ata kanë mundësi. Derimë tani në bazë të statistikave, që ndryshojnë dita ditës janë 66% e arsimtarëve që rezultojnë të vaksinuar me dy doza. Studentët do të duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor.

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të siguruar vaksinat, kjo është tërësisht mjekësore, ne kemi komitetin e ekspertëve, të imunizimit dhe vaksinimit, të cilët vendosin apo rekomandojnë dozat e treta të vaksinave.

Ne jemi të gatshëm që në momentin që ata të vendosin, të sigurojmë dozat e nevojshme të vaksinës.

Ne kemi vendosur që muaji shtator të jetë muaji i hapur i vaksinimit, sigurisht që komiteti i ekspertëve e ka cilësuar të detyrueshme vaksinimin për studentët, kjo bëhet me qëllim nderprerjen e infeksionit, dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Vendimi në letër do të dali në momentet kur të fillojë viti i ri akademik, kemi dhënë kohën e mjaftueshme për kryerjen e vaksinimit. Janë komitetet e ekspertëve ato që rekomandojnë.

S'KA KOMENTE