Manastirliu ftese profesionisteve per te aplikuar ne Spitalin e Ri te FIERIT

Manastirliu ftese profesionisteve per te aplikuar ne Spitalin e Ri te FIERIT

904
SHPËRNDAJE

Teksa në muajin prill pritet që të përfundojnë punimet për ndërtimin e spitalit Rajonal Memorial të Fierit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një thirrje për profesionistët e shëndetit që duan të jenë pjesë e këtij institucioni. Manastirliu me anë të një vieomesazhi, ftoi që të aplikojnë për punë të gjithë të interesuar, duke garantuar punësim me meritë dhe transparencë, ndërsa bëri me dije se spitali i ri është drejt përfundimit.

“Për nga standardet por edhe për nga mënyra e administrimit, ky spital do të vendosë gurin e themelit sa i përket ndërtimit të modelit të ri të autonomisë spitalore në Shqipëri. Spitali Rajonal Memorial do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk. Ky spital do të ketë 150 shtretër, 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Një spital i cili do të mundësojë shërbime të nivelit terciar për qytetarët shqiptarë”, tha Manastirliu. 

Spitali i Ri Rajonal Memorial Fier do të ketë mbi 300 të punësuar, 50 nga të cilët do të jenë profesionistë nga Turqia. 

“Kjo ftesë u drejtohet të gjithë menaxherëve shëndetësorë spitalore, mjekëve sipas specialiteteve të përcaktuara në thirrjen publike, infermierëve, teknikëve që plotësojnë kriteret për t’u përzgjedhur dhe që janë të gatshëm të bëhen së bashku me ne pjesë e këtij projekti ambicioz që po hedh hapat e parë drejt autonomisë së sistemit spitalor publik”, ka bërë thirrje Manastirliu.
Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nga një komision ad-hoc, sipas një sistemi pikëzimi, i cili vlerëson dosjen e aplikantit dhe intervistën.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial në Fier, mund të gjejnë thirrjen në linkun e mëposhtëm:
https://shendetesia.gov.al/aplikime-per-spitalin-memorial-fier/

S'KA KOMENTE