Malltezi kërkon shfuqizim të masës së arrestit, Gjykata tërhiqet për vendimin

Malltezi kërkon shfuqizim të masës së arrestit, Gjykata tërhiqet për vendimin

100
SHPËRNDAJE

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua të shtunën në Aeroportin e Rinasit.

Para togave të zeza, Malltezi ka kërkuar shfuqizim te masës së arrestit. Avokatët e tij kanë pretenduar se klienti i tij nuk ka vepër penale. Sakaq, prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi te vendimit. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet se u gdhi brenda natës milioner mbi një truall të marrë shtetit paligjshmërisht dhe pastrim parash, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani.

Nën hetim për këtë dosje është vënë edhe ish kryeministri Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Ndaj Berishës është vendosur masa detyrim paraqitje dhe është ndaluar që të dalë jashtë vendit. Kreu i Foltores, në një konferencë për mediat të shtunën vonë, i cilësoi akuzat ndaj tij si politike.

SPAK njoftoi një ditë më parë zyrtarisht dhe akuzat që rëndojnë ndaj Berishës. Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro.

S'KA KOMENTE