Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.
Një nga specialistët, punonjës i mirëmbajtjes në bashkinë Berat shprehet për Fax News se kangjellat në anë të trotuarit kanë funksion mbrojtës për këmbësorët, jo për automjetet. Sipas tyre barrierat metalike bëhen në rrugë nacionale, autostrada, jo në mes të qytetit.
Në përiudha të ndryshme këto barriera kanë qenë prej hekuri dhe kollona betoni, më pas u bënë me pllaka betoni, ndërsa ka disa vite që janë me kangjella, duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goricë dhe Mangalem