Makina perplaset me shtyllen plagosen dy persona

Makina perplaset me shtyllen plagosen dy persona

430
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. aksidenti ndodhi rrugës së Radhimës, pranë Jonufrës, ku një automjet është përplasur me një shtyllë betoni. Sipas dëshmitarëve, shoferi i makinës së aksidentuar ka devijuar makinën për të mos u përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, rreth 30 vjeç. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.

S'KA KOMENTE