Makina përplaset me murin, plagoset 21-vjeçari

Makina përplaset me murin, plagoset 21-vjeçari

467
SHPËRNDAJE

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE