Makina perplaset me mbrojtesen metalike, humb jetën 50-vjeçari, 3 të tjerë në...

Makina perplaset me mbrojtesen metalike, humb jetën 50-vjeçari, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

338
SHPËRNDAJE

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Mësohet se një automjet është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës. Për pasojë ka humbur jetë Luan Lukaj 50 vjeç i cili ka qenë pasagjer në automjet.

Sakaq edhe tre persona të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek “Trauma”.

Dyshohet se shkak i aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur edhe zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

S'KA KOMENTE