Makina përplaset me ambulancën në Tiranë, dëmtohet pacientja dhe pasagjerja e mjetit...

Makina përplaset me ambulancën në Tiranë, dëmtohet pacientja dhe pasagjerja e mjetit tjetër

567
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Rinasit, teksa një makinë me drejtues shtetasin E.B ka përplasur ambulancën e Fierit ku gjendej një paciente. Si pasojë është dëmtuar paciantja 26 vjeçare K.V dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R.B 38 vjeçe.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.01.2022, rreth orës 18:20, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit. 

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE