Makina përplas dy vëllezërit. Njëri ndërron jetë, tjetri në gjendje të rëndë

Makina përplas dy vëllezërit. Njëri ndërron jetë, tjetri në gjendje të rëndë

17275
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Drithas në Maliq.

Mesohet se një automjet ka përplasur dy vëllezër, prej të cilëve njëri është në gjendje të rëndë ndërsa tjetri ka ndërruar jetë.

Policia drejt vendngjarjes

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.Roland Shahinasi ka qenë duke udhëtuar me vëllain e tij, kur u përplas nga automjeti.

Goditja i shkaktoi vdekje të menjëhershme Roland Shahinasit, ndërsa vëllai i tij ka shpëtuar mrekullisht.Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qënë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

S'KA KOMENTE