Makina përplas dy këmbësorë ne Lushnje,dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Makina përplas dy këmbësorë ne Lushnje,dërgohen në spital në gjendje të rëndë

405
SHPËRNDAJE

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnjë.Makina ka përplasur dy këmbësorë. Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.Aksidenti me dy të plagosur ka ndodhur sonte rreth orës 20:00.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:00, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, shtetasi R. Ç., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit T. A., 34 vjeç dhe D. S., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE