Makina përfundon mbi rreth-rrotullim nga mungesa e ndricimit, plagosen 2 persona

Makina përfundon mbi rreth-rrotullim nga mungesa e ndricimit, plagosen 2 persona

1424
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një automjet, tip Wolsvagen Toureg, me targa AA 090 OL, duke hyrë në qytetin e Beratit ka ngatërruar rrugën dhe është përplasur ne betonin e Rotondos, duke përfunduar brenda rreth-rrotullimit. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë jo vetëm shpejtësia e madhe më të cilën ishte duke udhëtuar i riu por edhe mungesa e sinjalistikës rrugore dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku për shkak të plagëve dhe lëndimeve të marra ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

S'KA KOMENTE