Mafia shqiptare, plan për vrasjen e prokurorit që po i hetonte/ Bisedat

Mafia shqiptare, plan për vrasjen e prokurorit që po i hetonte/ Bisedat

127
SHPËRNDAJE

Një person në gjunjë, sytë poshtë, një pistoletë në tëmth, mbajtur nga një dorë me tatuazh në krah. Egërsia e mafias shqiptare që po ngjit shkallët e kriminaliteti roman shfaqet në këtë foto të nxjerrë nga serveri i përdorur për komunikim sekret nga banda e Elvis Demçes.

Sistemi i mesazheve ‘Sky Ecc’, i zbërthyer nga karabinierët në bashkëpunim me Europol, po iu jep hetuesve të dhëna, gjurmë e konfirmime të krimeve në një shkallë shumë më të gjerë se ajo që në mesin e janarit çoi në burg për trafik droge vetë bosin me emrin Spartaku, që kishte pasur bashkëpunuar më herët me Fabrizio Piscitellin, i njohur si Diabolik, bashkë me 26 persona të tjerë.

Viktima në foton me poshtë, bërë me celular dhe qarkulluar midis grupit si një ‘meme’ për të qeshur, është një roman 41-vjeçar, me nofkën il Gelataro (Akullorexhiu) pasi ka punuar në një bar, si dhe ‘regjent’ i sheshit të Dy Luanëve në Tor Bella Monaca, ku kryhet aktiviteti. Dyshohet se ka treguar emra e shqiptarëve në kuesturë.

Në rrëmbimin e tij, me synimin për t’i marrë 50 mijë euro, kanë qenë Demçe, Alessio Lori, me nofkën Chiappa, Cristiano Zeppettella Braccio, Nikolin Shkrepi me nofkën Frato dhe një tjetër i identifikuar vetëm si Pongo. Synimet janë të qarta që në fillim: ‘Shkojmë e marrim, e hedhim diku, që mos t’i gjenden më gjurmët këtij legeni’. Por në fillim Lori i kërkon Demçes leje për të vepruar: ‘Më lër ta tremb, do ta çoj në mes të ndonjë fushë e do t’i vë hekurin (revolen) në gojë’.

Lori ngarkon Pongon për rrëmbimin: ‘E merr e ma sjell. I them ‘kam marrë vesh që je spiun, zagar i ndyrë’. E bëj t’i shpëtojë shu**. Po nuk dha paratë, do ta çajmë, do të të dërgoj foto’?

U tha e u bë, në fund të misionit banda shkrihet së qeshuri: ‘Dërgova incizimin me Fraton ku ky zagari fliste e qante. Frato i thoshte ‘qen, je me ata te rruga Genova (komisariati i policisë)’.

Karabinierët vënë në dukje se: ‘Për të treguar forcën e grupit kriminal të drejtuar prej tij, Demçe i dërgon foton edhe një bashkëpunëtori, duke i shkruar se i kishte marrë paratë dhe se ky do të ishte fundi i personave që nuk e respektojnë’.

Akoma më shqetësues është propozimi për vrasjen e prokurorit Francesco Cascini, titullar bashkë me kolegun Mario Palazzi i hetimit ‘Aquila Azzurra’ (Shqiponja e kaltër) që solli shkatërrimin e grupit.

‘Të shtunën kam festë… çfarë do më sjellësh për dhuratë?’, pyet Demçen një bashkëpunëtor, duke aluduar për projektin e vrasjes së ‘prokurorit që do të më shohë të vdekur’.

Biseda e regjistruar zbulon edhe pistoletën dhe automatikun që do të përdoreshin: ‘Bën pordhë me makinë të blinduar, do t’ia bëj shoshë’.

Ideja ishte e Alessandro Corvesi, ish-futbollist me të rinjtë e Lazios dhe ish i dashuri i showgirl Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kile kokainë:

‘Kanë vrarë ndonjëherë ndonjë prokuror? Janë me roje? Dua ta vras. Do ta qëlloj në piazzale Clodio (rruga e gjykatës)’. Dhe Demçe, pasi thotë që ‘po përpiqen të na shkatërrojnë’, por duke parë vështirësinë e atentatit, propozon një alternativë: t’i çojnë një prostitutë për t’i bërë një video komprometuese me të cilën t’i bëjnë shantazh: ‘Këtyre për t’u bërë keq më tepër se sa t’u shtijmë me armë t’u bëjmë ndonjë video apo të kemi diçka për t’i mbërthyer prej ko**sh.

Burimi/Syri.net

S'KA KOMENTE