Lumi Vjosa u shpall park kombetar por vijon shfrytezimi per inertet

261
SHPËRNDAJE

Pas një lufte të madhe të shoqatave shqiptare e të huaja, me me emra të rëndësishëm publik ndërkombëtar, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar
Një nismë kjo që përkthehet në mbrojtjen e të gjithë shtratit të lumit, bregut dhe një hapësire rrethuese përgjatë gjithë Lumit.

Vjosa tashmë ligjërisht është e mbrojtur, por ky vendim i thënë nxitimthi nga kryeministri duket se ende nuk ka shkuar në veshët e disa dhjetra firmave e individëve të cilët vijojnë ende aktivitetin e tyre të punës në lumë.

Janë disa llojet e shfrytëzimit që vijojnë të kryhen në Vjosë, por më shqetësuese mbetet gërryerja e shtratit të Lumit nga firma ndërtimi apo kompani lavatriçe inertesh, që e nxjerrin materialin kum ose zhavorr me qëllim përdorimin e tij kryesisht në ndërtim.

Disa prej këtyre kompanive vijojnë ende ti mbajnë mjetet e punës në shtratin e Lumit, ndërsa të tjerë shfrytëzojnë orët kur nuk ka shumë sy që mund ti pikasin.

Gërryerja e  Lumit Vjosa, aktivitet prej vitesh me radhë, ka bërë që lumi në një pjesë të tij të ndryshojë rrjedhën natyrale, në disa pjesë të tjera ndryshimi i shtratit ka bërë që toka bujqësore të përmbyten e ti marrë rrjedha, por mbi të gjitha, pikërisht kjo gërryerje inertesh prej disa vitesh ka sjellë pasoja të rënda në përmbytje banesash e tokash.

Sot, që këto aktivitete duhet të ishin frenuar, nuk ka ndodhur.  Vjosa ende po grabitet, edhe pse ligji e ndalon.

E një tjetër fenomen i rrezikshëm për Lumin Vjosë mbetet edhe derdhja e mbeturinave urbane të të gjithë fshatrave që shtrihen krah Vjosës, në lumë.

Banorët si zgjidhje, në mungesë të pastrimit nga aktorët lokal, kanë vendosur që mbeturinat ti hedhin në Lum.

Pas një lufte të madhe të shoqatave shqiptare e të huaja, me me emra të rëndësishëm publik ndërkombëtar, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar.

S'KA KOMENTE