Lulzim Basha përjashton përgjithmonë nga PD ,Sali Berishën dhe anëtarët e Komisionit...

Lulzim Basha përjashton përgjithmonë nga PD ,Sali Berishën dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit

171
SHPËRNDAJE

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike të Sali Berishës dhe disa prej anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Mësohet se vendimi është marrë dje, në mbledhjen e Kryesisë që zgjati për disa orë në seli.

Burimet bejne te dutur se anëtarët e komisionit të rithemelimit që janë përjashtuar janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja.

Ndërkohë që për pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Kryesia ka vendosur që ata të qëndrojnë të pezulluar. Në mesin e atyre që janë pezulluar janë Agron Shehaj, Belind Këlliçi dhe Bledi Himçi.

Pritet që ky vendim i kryesisë të kalojë më pas për miratim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

S'KA KOMENTE