Luan Baci me delegatët e PD në Fier: Kjo është hakmarrje e...

Luan Baci me delegatët e PD në Fier: Kjo është hakmarrje e Bashës sepse kemi mbështetur foltoret e Berishës, nuk të bën zyra kryetar

605
SHPËRNDAJE

Anetar dhe grupe seksione të degës së PD në Fier janë mbledhur ditën e sotme, para selisë së partisë në këtë qytet pasi ditën e djeshme bënë një denoncim sa i përket ndyshimit të bravës së derës.

Deputet i PD Fier Luan Baci se bashku me delegatet kanë deklaruar se ky lloj veprimi i ndërmarrë bëhej në formë hakmarrje nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për faktin se demokratët e Fierit kishin mbështetur masivisht foltoret e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me derën, pasi shkuam të merrnim disa karta të anëtarësisë, vumë re se brava nuk hapej me celësin që ne kishim. Kjo bëri që të lindë një takim këtu mes nesh.

Nuk të bën zyra kryetar, kanë ardhur për t’u informuar sesi do vazhdojë situate e mëtejshme. Bëj thirrje që të mbahet qetësia sepse nuk do dëmtojmë shtëpinë tonë. Është një formë hakmarrje e kryetarit në detyrë kundër degës së Fierit që ka mbështetur foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ne kemi bërë një peticion ndaj Bashës për mosnjohjen e vendimit të tij për të lëvizur njërin prej kryetarëve të degëve këtu në degë. Ne e kemi brenda llojit këtë punën e protestave por do shohim cfaë vendimi do na japë prokuroria.

S'KA KOMENTE