Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme në mbrojtje të kufijve

Lituania shpall gjendjen e jashtëzakonshme në mbrojtje të kufijve

200
SHPËRNDAJE

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se pret të diskutojë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim për vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse “Iskander” dhe S-400 në Bjellorusi.

“Të enjten ose të premten ne do të flasim me Presidentin e Rusisë se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor” i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të enjten.

“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendoseshin një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin” tha Lukashenko.

“Tani pengesa më e fuqishme do të ishte pajisjet: Iskanderët dhe S-400 Triumphs. Mund t’ia dalim pa to, por do të ishte mirë”, shtoi Lukashenko.

Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake. Të enjten, CNN dëshmoi — përmes një videoje të drejtpërdrejtë – trupat në majë të një kolone automjetesh ushtarake që hynin në Ukrainë nga një vendkalim kufitar me Bjellorusinë.

Ndërsa në krahun tjetër, Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, raporton Reuters. Gitanas Nausėda ka thënë se do të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të grumbullimit të një numri të madh forcash ushtarake në Bjellorusi.

Ndërkohë, Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, që kufizohet me Rusinë, ka thënë për BBC se do të ndihmojë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, duke përfshirë mbështetjen politike, por do të dërgoje edhe armë.

S'KA KOMENTE