LIROHET ish-drejtori i Hidro-karbureve u arrestua per demin 1.5 milion dollar përmes...

LIROHET ish-drejtori i Hidro-karbureve u arrestua per demin 1.5 milion dollar përmes skemës së mashtrimit

842
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i Hidro-karbureve në AKBN, Klodian Gradeci është liruar nga “arrest shtëpie”, vetëm në “detyrim paraqitjeje”.

Ai u arrestua teksa po kthehej nga Turqia, pasi kishte ikur atje përpara se të bëhej operacioni për kapjen e 5 punonjësve të AKBN-së dhe dy biznesmenëve.

Megjithatë ky është një tjetër skandal në radhën e skandaleve të shumtë në të cilat janë përfshirë zyrtarë të lartë, dhe më pas janë liruar pas vendimeve të njëanshme të drejtësisë.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, kanë marrë nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer.

Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar është në vlerën e 1.472.766 dollarë.

S'KA KOMENTE