Lirohen 4 policët e burgut në Greqi qe dhunuan barbarisht të burgosurin...

Lirohen 4 policët e burgut në Greqi qe dhunuan barbarisht të burgosurin shqiptar

81
SHPËRNDAJE

Katër shoqëruesit e policisë për transferimin e të burgosurve nga Selaniku në burgjet e Korydallos, të cilët ishin arrestuar, u liruan pas kërkimit të faljes. Sipas informacioneve nga një burim i Nantiareport.gr, siç rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, 4 policët akuzohen se dhunuan shqiptarin.

I burgosuri shqiptar deklaroi gjithashtu, sipas mediave greke, se kur mbërriti në burgun e Koridhalosit në Athinë i vendosën në kokë një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Sipas mediave kryesore greke brenda mjetit burg ndodheshin 11 të burgosur të cilët gjithashtu dëshmuan se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar. Një nga gardianët e burgut të Koridhalosit ka vënë re shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar policinë e cila arrestoi katër pjesëtarët e policisë, njoftuan mediat kryesore greke.

Ndërkohë, policët grekë kanë pretenduar se helmeta ishte vendosur pasi i burgosuri po tentonte të godiste vetë kokën. Policia greke ka kryer kohët e fundit një seri bastisjesh në burgje nën dyshimet se rrjete kriminale kanë urdhëruar disa nga vrasjet me pagesë të ndodhura kohët e fundit dhe ku viktima kanë qenë edhe shtetas shqiptarë. Sipas medias greke rreth 25 vrasje të këtij karakteri janë regjistruar në pesë vitet e fundit dhe janë të lidhura me të burgosur grekë dhe të huaj që kishin vepruar në periudhën 2005-2015

S'KA KOMENTE