Lihet në burg polici dhe bashkëpunëtori i tij qe shfrytëzonin s***ualisht 13-vjeçaren

Lihet në burg polici dhe bashkëpunëtori i tij qe shfrytëzonin s***ualisht 13-vjeçaren

100
SHPËRNDAJE

Gjykata le ne burg dy te dyshuarit për shfrytëzimin seksual te një 13-vjecareje. Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjec banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjec banues në Xarrë. Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne perfundim te hetimeve. Ata akuzohet per “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”. 

Burime konfidenciale bëjnë me dije për BalkanWeb se po vijojne hetimet intensivisht pasi ka dyshime edhe per te tjerë persona qe mund te kenë abuzuar me 13-vjecaren. Nderkohe qe do kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore per te plotësuar elemente te hetimeve qe kryhen per kete çështje. Edhe pse dy te dyshuarit jane kapur ne flagrance, sic u shpreh policia por edhe organi akuzës, autorët e dyshuar kane mbajtur qendrim mohues. 

Ndërkohë familjare te vajzes jane shprehur me pare se kishin informacion qe te mituren e merrnin çdo ditë ne orën 16:00 dhe sillnin ne 22:00. Sipas tyre, kishin dijeni se vajzën e conin ne Xarre dhe aty punonte pastruese. Nga ana tjeter, punonjës te shërbimit social dhe policisë kane mbajtur me pare nje raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marre banese me qira ne Sarande.

S'KA KOMENTE