Lihet i lirë nga prokuroria I riu grek,tërhoqi zvarrë me makinë 47...

Lihet i lirë nga prokuroria I riu grek,tërhoqi zvarrë me makinë 47 vjeçarin shqiptar

1010
SHPËRNDAJE

Drejtuesi 21-vjeçar i mjetit që tërhoqi zvarrë dhe vrau shpërndarësin e ushqimeve, që ishte një 47 vjeçar me origjinë shqiptare, në orët e para të së shtunës në lindje të Selanikut, u la i lirë pasi u dërgua në prokurori.

Në të ardhmen e afërt pritet një gjykim i rregullt.

Nëna e viktimës pohoi më herët gjatë ditës së sotme për mediat greke se shoferi 21-vjeçar ka kaluar tre dritat e kuqe dhe se shpejtësia me të cilën ai drejtonte ishte shumë e madhe.

Kujtohet se drejtuesi i mjetit fillimisht është larguar nga vendi i aksidentit, pasi I shkaktoi vdekjen 47-vjeçarit fatkeq, por më pas është kthyer dhe është arrestuar, raporton Fax News.

Madje, që nga mbrëmë vonë policia po kërkon materiale nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së shpërndarësit.

Ndërkohë, shpërndarësit e ushqimeve kanë zhvilluar paradite një tubim para gjykatës në Selanik, duke nderuar kujtimin e kolegut të tyre 47-vjeçar.

Pas tubimit, shpërndarësit bënë një marshim në rrugët e Selanikut.

Në deklaratat e përfaqësuesve të tyre, ata thanë ndër të tjera se në kushtet e rrezikshme që punëtorët e industrisë përjetojnë çdo ditë në rrugë, ishte e nevojshme marrja e masave që ata të punojnë në kushte më të sigurta.

S'KA KOMENTE