Lihen të lirë punonjësja e Bashkisë dhe shoferi teksa u kapen duke...

Lihen të lirë punonjësja e Bashkisë dhe shoferi teksa u kapen duke shpërndare ndihma me furgonin e shtetit

100
SHPËRNDAJE

Punonjësja e Bashkisë Berat, Joana Melëngu, dhe shoferi i furgonit te ndaluar nga PD Berat teksa po shpërndanin ndihma nga rezervat e shtetit, janë mbajtur disa orë në Prokurorinë e Beratit, ku pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë. Ende nuk dihet nëse prokuroria ka nisur apo jo një hetim ndaj tyre pasi nuk ka zyrtarisht asnjë informacion zyrtar, ndërkohë që mësohet se furgoni do ti nështrohet kontrrollit të imtësishëm të ushqimeve dhe kutive të mbyllura.

Kujtojmë se eksponentë të Partisë Demokratike në Berat kanë kapur mbrëmjen e djeshme në flagrancë një furgon të Bashkisë të mbushur me ushqime, që sipas informacioneve të marra nga PD, do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit me qëllim përfitimin e votave.

Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të Bashkisë Berat dhe është njoftuar menjëherë policia. Pas hapjes së derës së pasme të furgonit është parë se ai ishte i tejmbushur me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej “Ndihma nga Rezervat e shtetit”.

Partisë Demokratike iu bashkun menjëherë edhe përfaqësuesit e LSI-së, ku të gjjithë sëbashku kanë kërkuar hetim të thellë në lidhje me ngjarjen. Në furgonin e bashkisë, me targa AA 603 ND,ndodhej kryetarja e Rajonit Nr.2 Joana Melëngu, njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat, e cila nuk doli për asnjë moment nga furgoni deri në momentin e shoqërimit të saj në Prokurorinë e Rrethit të Beratit. Efektivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati ishin në vendngjarje dhe pas mbërritjes së oficerit të Policisë Gjyqësore ,furgoni u shoqërua në Prokurorinë e Beratit ku edhe iu vendos sekuestrua.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti deklaroi se ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit. Alizoti ka deklaruar se ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për tu blerë votat qytetarëve.

S'KA KOMENTE