Ligjet e reja për Policinë e Burgjeve: Hiqet kufiri i moshës 35...

Ligjet e reja për Policinë e Burgjeve: Hiqet kufiri i moshës 35 vjeç, mund të rikthehen efektivët e larguar

219
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur pas mbledhjes së qeverisë për vendimet që janë marrë sot.

Ai u shpreh se është marrë vendimi për ndryshimin e ligjit për policinë e burgjeve për plotësimin e vakancave. Ministri u shpreh se është vendosur që të hiqet kufiri i moshës 35 vjeç, gjithashtu do prnohen edhe policët që janë larguar, por pa pasur një masë disiplonore.

Ndër të tjera ministri është pyetur edhe në lidhje me angazhimin e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri.

Manja tha se kjo nuk tregon mosbesim ndaj institucioneve shqiptare, po rtë kundërtën, bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve.

“Kemi një numër shumë të madh vakancash së policisë së burgjeve. Heqim kufirin e moshës deri në 35-vjeç për tu bërë pjesë e policisë së burgjeve. Vendosja e kufizimeve moshore në ligj është edhe diskriminues. Gjithashtu hapim një dritare për pranim në policinë e burgjeve të të larguarave, apo edhe që vijnë nga struktura të tjera ushtarake apo policore që plotësojnë kushtet.

Ndryshimi i fundit ka të bëjë me përdorimin dhe llojin e armëve. Punonjësve të Policisë së Burgjeve nuk do t’i lejohet përdorimi jashtë orarit të”, tha ministri Manja.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja ndër të tjera.

S'KA KOMENTE