“Vogue” mbush 100 vjeç

“Vogue” mbush 100 vjeç

85
SHPËRNDAJE

Me rastin e 100-vjetorit të kësaj reviste, u zhvillua një mbrëmje gala , ku një nga ikonat e familjes Kardashian u shpreh shumë e lumtur të jetë pjesë e saj e shoqëruar nga bashkëshorti Kanye West.

“Mendoj se për çdo vajzë revista ‘Vogue’ është personifikimi i modës. Dhe unë kam koleksionuar kopertina të saj që nga vitet ’60-të dhe ’70-të, dhe tani të qenurit një ndër kopertinat e saj, më duket thjesht si një ëndërr”, tha Kim.

Revista “Vogue” mbetet një nga më të suksesshmet në treg dhe në kopertinën e saj vijojnë të jenë emrat më të lakuar botërisht, thuajse nga çdo fushë. Seria britanike “Vogue”, këtë muaj kishte në qendër të saj Dukeshën e Cambridge.

Në eventin e zhvilluar në Londër, nuk munguan figura të shquara si Cheryl Fernandez-Versini, Demi Moore , modelja Lara Stone apo aktorja e mirënjohur Joan Collins e cila e cilësoi “Vogue” si “biblën e modës”.

“‘Vogue’ sigurisht që ka ndikuar në stilin dhe ‘look’-un tim”, u shpreh Joan Collins.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.