Vdes në moshën 83-vjeçare aktori Gene Wilder

Vdes në moshën 83-vjeçare aktori Gene Wilder

76
SHPËRNDAJE

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare aktori amerikan Gene Wilder. Lajmi për vdekjen e aktorit konfirmohet nga familja e tij. Aktori komik njihet për filmat e tij klasikë, ndërsa u bë mjaft i njohur me rolin e Willy Wonkas. Gene Wilder vdiq të dielën pasdite në Stamford të Connecticut, si pasojë e komplikimeve të sëmundjes Alzheimer.
Nipi i tij, Jordan Walker-Pearlman, ka thënë se aktori ishte diagnostikuar me këtë sëmundje para tre vitesh, por nuk e ka njoftuar publikun, në mënyrë që të mos i zhgënjente fansat.
Wilder e nisi karrierën në teatër, por botërisht u bë i njohur me rolet e tij filmike, sidomos me bashkëpunimet me Mel Brooks në “The Producers”, “Blazing Saddles” e “Young Frankenstein”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.