Trinjakët gjenetikisht identikë në gjithҫka

Trinjakët gjenetikisht identikë në gjithҫka

64
SHPËRNDAJE

Kur një nënë e re mëson se është duke pritur trinjakë,  tronditja është e justifikueshme. Trinjakët gjenetikisht identikë në gjithҫka, janë Roman, Rocco dhe Rohan, të cilët pak javë më parë kanë festuar përvjetorin e parë të lindjes.

Rasti i rrallë ndodh 1 në 200 milionë dhe nëna e tyre Becki-Jo Allen. 23-vjeҫare e ndien veten me shumë fat për këtë.

Siҫ tregon ajo për Daily Mail, nënat e tjera shikonin fotot e djemve, i thoshin vazhdimisht se ata janë identikë, aq sa nuk mund t’i dallosh nga njëri-tjetri. Kjo gjë e bindi për t’u bërë vogëlushëve analizën e AND-së, e cila rezultoi pikërisht kështu. Trinjakët janë identikë në gjithҫka dhe është një rast i rrallë që ndodh një në 200 milionë.c14108e01dc457ba06ce29cff975640e

Fatmirësisht, për 23-vjeҫaren, nuk është kaq e vështirë t’i dallosh, ndonëse ajo tregon se kur ishin të sapolindur, ishte vërtet e vështirë. Me rritjen, ata kanë filluar të shfaqin edhe shenjat e para të karakterit: “Kur ishin më të vegjël, ishte vërtet e vështirë t’i dalloje kush ishte kush, por unë asnjëherë nuk i kam ngatërruar”,– tregon Becki-Jo Allen.

Ata kanë të tre të njëjtën ngjyrë sysh, ashtu siҫ ҫdo gjë tjetër identike, megjithatë për nënën, Roman i ka më të errët se dy të tjerët. Po ashtu, edhe Rohan ka një nishan të lindur në këmbë. Të tre kanë filluar të tregojnë edhe natyrën: Rohan është më i zhurmshëm, Rocco më i qetë, ndërsa Roman më egoist, që nuk do të ndajë asgjë me të tjerët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.