“The Jungle Book” thyen rekord

“The Jungle Book” thyen rekord

36
SHPËRNDAJE

Filmi i animuar “The Jungle Book” (Libri i xhunglës), që tregon aventurën e famshme të Rudyard Kipling, vazhdon të dominojë “box-office” amerikanoverior, sipas shifrave përfundimtare të publikuara dje nga kompania “Exhibitor”.

Ky version “Disney” i aventurave të Moglit të mbushura me efekte speciale dhe gati krejtësisht i realizuar në imazhe të sintetizuara ka fituar 43,7 milionë dollarë nga e premtja në të diel në sallat amerikane dhe kanadeze të kinemave, duke arritur një vlerë totale prej 253,4 milionë dollarë në tre javë.

Në vend të dytë vazhdon të jetë filmi “The Huntsman: Winter’s War”, një përshtatje e re e përrallës së famshme Borë Bardha e vëllezërve Grimm, me pjesëmarrjen e Charlize Theron, që ka fituar 9,6 milionë dollarë, duke gjeneruar një total prej 34,2 milionë në dy javë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.