Tendencat e verës 2016, fustane dhe këmisha me fjongo

Tendencat e verës 2016, fustane dhe këmisha me fjongo

245
SHPËRNDAJE

Romantike dhe që bini në sy: fjongot rreth qafës krijojnë një lloj pamje le të themi “bon ton” ose klasike, femërore dhe joshëse. Ato për këtë verë do të jenë tepër në modë.

Bëni kujdes që të zgjidhni të gjitha ngjyrat, por ato me tonet më të zbehta.

Një stil i shkëlqyer dhe me shije “bon ton” do të jetë moda e kësaj vere për fustanet dhe këmishat. Ato shfaqen këtë herë me fjongo. Pavarësisht ngjyrave, stampimeve dhe copave transparente, stilistët më te famshëm kanë vendosur të përdorin fjongot në qafë, për të mos humbur efektin romantik të veshjeve.

Shumica e stilistëve preferojnë fjongon e gjatë të lidhur në qafë. Nëse këmisha apo fustani juaj nuk ka jakë, ju mund ta vendosni një vetë.  Një fjongo mëndafshi e lidhur në qafë josh më shumë sesa një dekolte e hapur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.