Studim, gratë konsumojnë alkool po aq sa burrat…

Studim, gratë konsumojnë alkool po aq sa burrat…

40
SHPËRNDAJE

Sipas një studimi global të kryer për më shumë se 10 vjet me mbi 4 milionë njerëz, është gjetur se gratë konsumojne alkool po aq sa edhe burrat, cka  shkakton dëme të rënda në shëndetin e tyre.

Studiuesit kanë theksuar se gratë e reja vazhdojnë të bien pre e reklamave për pijet alkoolike, ku në qendër të vëmendjes janë modele të reja. Hulumtuesit nga Universiteti New South Wales në Australi kanë theksuar se alkooli te gratë krijon probleme të ndryshme shëndetësore dhe krijojnë çrregullime hormonale.

Rezultatet e 68 studimeve ndërkombëtare në mes të viteve 1991 dhe 2014 kanë analizuar ndryshimet e raporteve mes konsumimit të alkoolit nga të dy gjinitë dhe është gjetur se që nga viti 1991 gratë kanë filluar të konsumojnë alkool më shumë se burrat.

Megjithatë, sipas ekspertëve, trupi i grave nuk mund të tolerojë sasi të madhe të alkoolit, sikurse toleron trupi i burave. Gratë gjatë konsumimit të alkoolit bëhen më të shpërqendruara dhe mund të kenë probleme shëndetësore në të ardhmen, si mendore ashtu edhe fizike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.