Stiniva, renditet si nje nga ishujt me te bukur ne Europe per...

Stiniva, renditet si nje nga ishujt me te bukur ne Europe per 2016

94
SHPËRNDAJE

Nëse ju ende nuk e keni vendosur se ku do ti kaloni pushimet këtë verë, ne ju sugjerojmë të shkoni në Stiniva. Kjo, pasi  ai është renditur nga agjensia turistike “European Best Destinations” si plazhi më i bukur në Europë.

Me ujërat e qarta si kristal, rërën e bardhe dhe pamjen mahnitëse është e qartë pse ai ndodhet në krye të klasifikimit. Ai është një vend i izoluar dhe mjaft paqësor (i qetë). Aty mund të arrini vetëm duke ecur përgjatë një rruge të ngushtë dhe të pjerrët ose duke marrë një barkë pranë limanit “Rukavac”.

Ju mund të peshkoni për kallamar në Komiza, në pjesën jug-perëndimore të ishullit, në vendin më me diell në Kroaci, ose të notoni në ujërat e ngrohta dhe të kthjellëta të Adriatikut, duke parë për breshkat Loggerheard dhe delfinët Bottlenose. Dhe nëse doni një natë jashtë, mund ta shijoni në portin e qytetit Vis, ku ankorohen anijet dhe banorët janë shumë miqësorë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.