Si ‘luftohet’ celuliti

Si ‘luftohet’ celuliti

368
SHPËRNDAJE

Problemi i përjetshëm dhe armiku më i madh i femrave – celuliti! Sa do që të tingëllon e frikshme, ky problem nuk është i pazgjedhshëm, kështu që nëse filloni menjeherë atëherë do të jeni gati që në ditët e nxehta, të kërceni në rrobat e banjës të preferuara, pa merak!

Përveç aktivitetit të rregullt fizik, i cili gjatë javës mund të jetë në palestër apo në dhomë fitnesi, dhe në fundjavë në natyrë (biçikletë,  vrapim), ushqimi i korrigjuar dhe të paktën dy litra ujë në ditë janë përcjellës të detyrueshëm në luftën me celulitin. Përveç kësaj, ajo çfarë do të lehtësojë ndjeshëm rrjedhën e trajtimeve më të ndryshme, janë edhe produktet që duhet të përdoren siç duhet, të cilat në mënyrë të konsiderueshme do të përshpejtojnë dhe lehtësojnë këtë luftë të përjetshme estetike.

Ushqimi dhe celuliti

Rregulli i parë i ushqimit anticelulit është – largoni ëmbëlsirat, chipsa dhe pijet e gazuara! Përbërësit e këtyre produkteve janë ideale për depozitimin në kofshë, prapanicë dhe stomak, prandaj kjo është e para që duhet të ndërpritet.

Gjithashtu, mielli i bardhë, sheqeri dhe kripa janë tre helmet, të cilët patjetër duhet t’i konsumani në një masë, por nëse dëshironi që celulitin ta mënjanoni shpejtë, është mirë që t’i largoni këto produkte në tërësi.

Çdo gjë që është e skuqur apo e pjekur në skarë, vetëm do të vonojë dhe vështirësoj përparimin, kurse ushqimi i zier dhe frutat e perime të freskëta, duhet të jenë qendra e ushqimit tuaj.

Sigurisht, këto ushqime është e pamundur që krejtësisht t’i largojmë nga përdorimi, dhe atë të gjitha përnjëherë, por, eliminimi gradual dhe vetë-kontrollimi, janë çelësi për të filluar çdo betejë me zakone të shëndosha.

Uji është armik i celulitit

Uji është një masë parandaluese, si dhe një pjesëmarrës aktiv në luftën kundër celulitit. Rreth 2 litra ujë (jo çaj ose lëng) në ditë është shuma ideale, jo si pjesë e një strategjie të anticelulitit, por edhe si një hap drejt një jete të shëndetshme në përgjithësi.

Uji largon toksinat nga trupi, prandaj është e rëndësishme që të mësoni trupin tuaj më furnizim të rregullt të këtij lëngu të çmuar. Nëse nuk jeni mësuar ta përdorni në këtë masë, mos filloni papritmas të rritni masën e marrjes së ujit nga dy gota në dy shishe, por ngadalë rriteni dozën nga gjysmë gote në ditë, deri sa të arrini shumën e synuar, për të shmangur tendosjen e veshkëve.

Me ushtrime kundër celulitit

Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe reduktimin e celulitit. Për fat të mirë kardio përfshin shumë aktivitete. Atyre që i pëlqen natyra, i sugjerojmë çiklizëm ose vrapim.

Për ata që duan të argëtohen duke ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë.

Për çfarë do që të vendosni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktiviteteve të djersisni, sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe shkrihet yndyra. Gjithashtu, mos harroni se vetëm pas 20 minutave të ushtrimit aktiv, trupi juaj fillon të shkrijë yndyrën, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë aleatët tuaj më të mirë.

Lufta kundër celulitit në shtëpi

Ekziston xhel anti-celulit, kremë, serume dhe baltë, dhe varet nga ju që të zgjidhni një produkt që ju përshtatet. Xhelët, lëkura më shpejt i thith, balta jep efekt më intensiv pa masazh, serumet janë të mira për intervenim të shpejtë kurse kremën duhet të përdorni gjatë vitit si masë parandaluese

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.