Si është më mirë të lahesh 1 herë në javë apo më...

Si është më mirë të lahesh 1 herë në javë apo më shumë. Përgjigjen e gjeni këtu

60
SHPËRNDAJE

Për disa të bërit dush është relaks, për disa pastërti dhe për disa detyrim, Në kohët e sotme është vështirë të gjesh njeri që mund të lahet më pak se 3 herë në javë por ja cfarë thonë ekspertët për këtë.

Mirëpo McCarthy sugjeron të rikthehet larja një herë në javë, për disa arsye.

Së pari ai thotë se, puna e dushit të përditshëm ka ardhur vetëm nga marketingu që kompanitë e shampove i kanë bërë mallit të tyre dhe përfitimi është vetëm i tyre.

Së dyti dushin e përditshëm, ai e konsideron dëmtim të ambientit. “Dushi i përditshëm harxhon shumë ujë dhe energji elektrike”, -thotë ai.

Së treti që është dhe më e rëndësishmja, dushi i përditshëm ka efekte të këqija mbi lëkurën, pasi e than atë. Larja tepër e shpeshtë, ngordh bakteret e dobishme të lëkurës dhe heq vajrat natyrale që prodhon trupi.

Vetë McCarthy, lahet një herë në javë dhe ka dy dekada që nuk përdor shampo. Siç ai vetë thotë, kur ka vizituar Amazonën ka vënë re se banorët “e egër”, kishin flokë të shëndetshëm pa përdorur asnjë nga këto që përdorim ne sot.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.