Shtepite prej kartoni qe mund te rezistojne deri ne 100 vjet

Shtepite prej kartoni qe mund te rezistojne deri ne 100 vjet

102
SHPËRNDAJE

Një firmë arkitektonike në Amsterdam ka projektuar disa shtëpi prej kartoni, të cilat mund të rezistojnë deri në 100 vjet.

Të quajtura “Wikkelhouses”, ato nuk janë të bëra vetëm nga lloji i vjetër i kartonit. Ato janë bërë nga mbështjellja e 24 shtresave të kartonit me cilësi të lartë rreth një kornize në formën e shtëpisë.

Shtresat janë të lidhura së bashku dhe në fund mbulohen nga një shtresë metaklike, e papërshkueshme nga uji, e cila ofron mbrojtje nga elementë të ndryshëm. Një segment i vetëm i “Wikkelhouses” është 5 metër katror, por pjesët e tjera mund të lidhen së bashu për të krijuar një hapësirë më të madhe. Ato mund të shërbejnë si një strehim i përkohshëm ose i përhershëm, si edhe si dyqan ose zyrë.

Fabrika që merret me ndërtimin e tyre pretendon se ato janë 3 herë më të qëndrueshme se metodat tradicionale të ndërtimit. “Wikkelhouse” janë ne dispozicion vetëm në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkë. Kushtojnë 29,000 dollarë për tre segmente.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.