Shtepite lundruese me panele diellore, e ardhmja e banesave

Shtepite lundruese me panele diellore, e ardhmja e banesave

284
SHPËRNDAJE
?????????????????????????????????????????????????????????

Sipas një studimi në 100 vitet e ardhshme rreth 4.2 milion amerikanë do të mbeten të pastrehë për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Por një shtëpi lundruese mund t’ju ndihmojë të vazhdoni të jetoni në mënyrë të sigurtë në bregdet. Studioja arkitektonike “Terry & Terry” ka hartuar një projekt, i cili tregon se si mund të jetë e ardhmja e strehimit.

Të quajtura “Tidal House”, shtëpitë lundruese janë ende në fazën konceptuale. Por me një dizajn mjaft interesant dhe të frymëzuar nga platformat e naftës. Këto shtëpi do të kenë 3 kate, një dhomë për të ngrënë dhe ndenjur, 4 dhoma gjumi dhe dy banjo. Gjithashtu do të kënë edhe një kuvertë , e cila mund të paloset dhe mund të bëni edhe banjo dielli.

Firma parashikon që shtëpitë do të jenë të pajisura me bateri për të grumbulluar energjinë e prodhuar nga panelet diellorë, të cilët do të vendosen në çatinë e shtëpisë. Në çati do të ketë edhe një sistem të filtrimit të ujit të shiut, për të pasur ujë të pastër të pijshëm.

Terry tha se një “Tidal House” është mjaftueshëm e madhe për të qëndruar dy familje. Ato do të kushtojnë rreth 2 milion dollarë, por çmimi mund të bjerë në qoftë se ka kërkesa të mjaftueshme

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.