Selca e largët, fshati i bukurive natyrore

Selca e largët, fshati i bukurive natyrore

61
SHPËRNDAJE

Selca ndodhet 8 km në veri të qendrës së komunës Kelmend. Është quajtur fshati i bukurive të fshehura, sepse ndodhet tepër në veri dhe mundësitë e vizitave atje kanë qenë të vështira. Përgjatë rrugës së makinës ai duket si një fshat i varfër, por nuk është kështu, ai fsheh bukuri të shumta jo vetëm natyrore, por dhe kulturore, etnografike, të mirësjelljes dhe mikpritjes.

Në Selcë gjendet kanioni më i madh i Kelmendit, ujvara më e bukur, shumë shpella për t’u eksploruar, shtigje malore interesante, peisazhe shumë të bukura për t’u fotografuar, vende historike, shtëpi me arkitekturë të veçantë, punime artizanale të veçanta të lëkurës, drurit, gurit etj.
Thuhet se emri i këtij fshati ёshtё trashёguar nga njё paraardhёs i banorёve qё quhej Seli, por kjo rrëfenjë shkon në kufijt e legjendës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.