SB Architects do te ndertoje strukturat me te larta ne Florida dhe...

SB Architects do te ndertoje strukturat me te larta ne Florida dhe Porto Riko

105
SHPËRNDAJE

E njohur prej kohësh si një udhëheqëse në dizenjimin e resorteve luksozë, studioja arkitektonike “SB Architects” është duke u bërë shumë shpejt ‘lojtari kyç’ në projektimin e ndërtesave urbane shumëkatëshe.

Tre projektet e saj më të fundit janë: 

1. One St. Petersburg, Florida

One St. Petersburg është një ndërtesë shumëkatëshe aktualisht në ndërtim në qyetetin e Shën Petersburgut, Florida. Kur të mbarojë së ndërtuari ajo do të ketë 253 dhoma, që do të shkojnë nga 130-232 metër katror. Kostja e saj është 120 milion dollarë dhe pritet të përfundojë në vitin 2018.

2. 100 East Las Olas, Ft. Lauderdale, Florida

100 East Las Olas do të jetë 150 metër e lartë, do të përfshijë 121 apartamente, hotel, pishinë, dhe dyqane të shitjes me pakicë. Ndërtimi i saj fillon në 2017 dhe pritet të përfundojë në 2019.

3. Ashford & Earle, Porto Riko

Ajo do të jetë 92 metër e lartë. Kulla e re 28-katëshe do të jetë më e larta dhe zhvillimi më i ri në Old San Juan në më shumë se një dekadë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.