Pushime me jahte luksoze në Marmaris

Pushime me jahte luksoze në Marmaris

102
SHPËRNDAJE

Me fillimin e sezonit dhe rritjen e temperaturave turistët marrin pjesë në turnetë që organizohen me jahte në këtë zonë. Udhëtimet e kaltra në det zhvillohen me jahte prej druri dhe zgjasin 1 ose 2 javë.

Me dhomat e mobiluara si një hotel luksoz jahtet u ofrojnë turistëve mundësinë për të kaluar pushime të rehatshme dhe të këndshme. Jahtet historike janë të pajisura me zhakuzi, televizion e telefon, ndërkohë ato ofrojnë mundësi edhe për të bërë shumë sporte ujore si sërf, ringo dhe ski në ujë.

Jahtet me dy direkë (gulet), të emërtuara ndryshe edhe si “hotele butikë notues” kanë filluar t’u shërbejnë turistëve në Gjirin e Marmarisit, një nga qendrat e rëndësishme të udhëtimeve të kaltra në brigjet turke të Mesdheut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.