Princi Leka dhe Elia Zahari kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë

Princi Leka dhe Elia Zahari kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë

316
SHPËRNDAJE

Princi Leka dhe Elia Zahari kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. Pas fejesës disa vjeçare, Princi Leka II dhe aktorja e këngëtarja Elia Zaharia nën bekimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj zhvilluan ceremoninë celebrimit. 
Në orën 11:00 nisi celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Tirana është qyteti ku jeni njohur ku keni ushqyer miqësinë, respektin e ku i shfaqët dashurinë njëri-tjetrit. Tirana është vendi ku do të ngreni folenë”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e bekimit.
 Çifti mori bekimin e Myftiut të Komunitetit Musliman, të përfaqësuesit Ortodoks, Katolik, Bektashi, Protestant. “Në emër të Perëndisë, qofshi të bekuar”.
“Këtë bashkim sot, miq e dashamirës të cdo etnie, me tituj pa tituj, urime do e shoqërojnë cdo ditë të jetës suaj. Shkëmbeni premtimet solemne”, tha Veliaj duke ftuar Princin dhe Elian t’i premtojnë njëri-tjetrit besnikëri, dashuri e harmoni.
Ceremonia

Sot zhvillohet ceremonia martesore mbretërore e Lartë Madhërisë Princ Leka II i Shqiptarëve dhe të fejuarës, aktores Elia Zahahria. Dasma e pazakontë në Tiranë ka mbledhur përfaqësues nga të gjitha familjet mbretërorore. 
Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.
Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.
Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Skënder Zogu rreth orës 20.50.
Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.
Martohet Princi me Elia Zaharia

Dasma madhështore, ceremonia

Lista e te ftuarve

E ftuara më e rëndësishme do të jetë mbretëresha Sofia e Spanjës ndërsa nga politikanët shqiptar, figura më e lartë që ka konfirmuar pjesmarrjen është Ilir Meta ndërsa Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani ende nuk kanë kthyer përgjigje për momentin.
Ndërsa të ftuarit e familjeve mbretërore nga e gjithë Europa do të jenë të shumtë siç tregohet edhe në listën e mëposhtme:
Austri

Duka Georg dhe Dukesha Eilika
Belgjikë

Princeshë Lea

Bourbon-Dy Siccili

Duka dhe Dukesha e Castro
Egjipt

Princ Ali
Gjeorgji
Princi Davit Bagrationi
Gjermani
Princi Georg Friedrich i Prusisë
Greqi

Princeshë Irena
Princ Michael dhe Princes Marina
Iran

Lart madhëria Farah Pahlavi
Itali

Princesha Maria Pia dhe Princesh Maria Gabriella e Savojës
Litenshtein
Prince Philipp dhe Princesh sabelle
Luksemburg
Princ Guillaume dhe Princesh Sibilla
Mal i zi
Princ Nikola II Petrović-Njegoš
Marok
Princesh Lalla Meryem
Portugali
Duka dhe Dukesha e Braganza
Rumani
Princesh Margareta dhe Princ Radu
Rusi
Dukesha Maria dhe Duka George
Serbia
Princ Alexander dhe Princesh Katherine
Spanjë

Madhëria e saj Mbretëresha Sofi
Thurn dhe Taxis
Princesh Gloria

Princesh Elisabeta
Mbretëri e Bashkuar
Princ dhe Princesh Michael e Kent
Disa nga familjet e tjera fisnike të ftuara në dasmën e Princit Leka dhe Elia Zaharia:
Princ Michel i Yugoslavia
Princesh Maria Theresa nga Bourbon-Parma
Austri Joseph Karl Habsburg dhe Dukesha Margarete
Dukesha Johanna Sophie e Austrisë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.