Pashka ose kalimi i njeriut drejt lirisë

Pashka ose kalimi i njeriut drejt lirisë

58
SHPËRNDAJE

Pashka (ose Pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi).

Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.

Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Megjithatë, për shkak të diferencës 13-ditore midis dy kalendarëve (Gregorian dhe Julian), çdo anëtar i një kishe ortodokse do të vëzhgojnë se Pashka Perëndimore bie në mes 9 mars dhe 12 prill në kalendarin pashk1Julian. Në anën tjetër, çdo anëtar i një kishe Perëndimore do të vërejnë se Pashka Ortodokse bie në mes 4 prill dhe 8 maj në kalendarin Gregorian.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut.

Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga e keqa. Popuj të ndryshëm kanë rite të ndryshme festimi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.