Northlandz, kompleksi me i madh i ndertuar ndonjehere ne miniature

Northlandz, kompleksi me i madh i ndertuar ndonjehere ne miniature

61
SHPËRNDAJE

Ndërtimi i rrjeti hekurudhor në miniaturë në Flemington, New Jersey ishte ide e Bruce Williams Zaccagnino dhe gruas së tij Jean, të cilët kanë punuar për këtë projekt për 44 vjet.

Ai është i shënuar në librin e rekordeve “Guinness”. Hekurudha quhet “Northlandz Great American” dhe për bën një atraksion turistik në nivel lokal. Ajo është vendosur në një kompleks 4830 metër katror brenda Flemington. Ky rrjet ka përfunduar pak a shumë para 20 vitesh dhe që atëherë çifti i të moshuarve e ka mirëmbajtur atë.

Ai ka kullota të mëdha, 500.000 pemë të vogla dhe 400 ura, të cilat shtrihen gjatë gjithë rrugës së trenit. Për ta bërë këtë projekt realitet është punuar 18-19 orë në ditë dhe janë dashur disa milion dollarë.
Aty ka parqe, pyje, kantierë ndërtimi, shkretëtira, lugina, fusha mini-golfi, madje edhe një model i një beteje të Luftës Civile midis Bashkimit dhe Aleancës së ushtrive. Kompleksi gjithashtu ka një muze, një teatër 250 vendësh dhe një galeri arti. Kjo është konsideruar një vepër e mahnitshme inxhinierike dhe arkitektonike.

projekti-hekurudhor-me-i-madh-ne-bote-7

projekti-hekurudhor-me-i-madh-ne-bote-2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.