Njihuni me ndertesat me te shtrenjta ne bote

Njihuni me ndertesat me te shtrenjta ne bote

114
SHPËRNDAJE

Ambicia njerëzore nuk njeh kufij, dhe shpesh kjo reflektohet në ndërtimin e ndërtesave. Në këtë artikull do ju paraqesim disa prej strukturave më të shtrenjta në botë dhe karakteristikat që i bëjnë ato të ndryshme nga gjithë të tjerat.

1. Abraj Al Bait 

Abraj Al-Bait është ndërtesa më e shtrenjtë në botë ose më saktë një kompleks ndërtesash që gjendet në Mekë, Arabi Saudite. Kostoja totale e ndërtimit të ndërtesës është vlerësuar të jetë 15 miliard dollarë.

2. Resorti World Sentosa

Ai është vendosur në brigjet jugore të Singaporit në ishullin Sentosa. Për ndërtimin e tij u deshën 6.59 miliard dollarë. Për herë të parë ai u hap më 7 dhjetor 2012, nga kryeministri Lee Hsien Loong.

3. Marina Bay Sands

Një tjetër ndërtesë në Singapor, Marina Bay Sands është struktura e tretë më e shtrenjtë në botë me një kosto ndërtimi prej 5.50 miliard dollarë. Marina Bay Sands është një hotel me 2.561 dhoma që përfshin gjithashtu një qendër ekspozitash 120.000 metër katror dhe një qendër tregëtare 74,000 metër katror. Kompleksi gjithashtu pret dy teatro të mëdha, një muze, disa restorante, një fushë patinazhi, një SkyPark 340 metra të gjatë, dhe një pishinë 150 metra. Marina Bay Sands është hapur për publikun më 17 shkurt 2011.

4. Apple Campus 2

Edhe pse nuk është hapur ende Apple Campus 2 është planifikuar të jetë selia e ardhshme e Apple Inc në Cupertino të Kalifornisë. Dizajni unik i Apple Campus 2 është paraqitur në Këshillin e Qytetit Cupertino nga Steve Jobs më 7 qershor 2011. Ndërtesa është në formë rrethore dhe i ngjan një anije kozmike. Xhami është përdorur gjerësisht në ndërtimin e kësaj ndërtese, e cila zë një sipërfaqe prej 176 akra. Sipas planit 80% e faqes do të mbillen me pemë frutore.

5. Cosmopolitan

Cosmopolitan është një hotel luksoz në qytetin amerikan të Las Vegasit. Ndërtimi i tij ka kushtuar 3.9 miliard dollarë. Projekti përmban një kazino prej 10,219 metër katror, 2,995 dhoma, një spa 3, 716 metër katror dhe kazino, dyqane dhe restorant me hapësirë 27, 870metër katror etj. Cosmopolitan u vlerësua si hoteli më i mirë në botë në vitin 2013.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.