Nita Bllacaku, koleksion veshjesh për ata që e mësuan ta dojë jetën

Nita Bllacaku, koleksion veshjesh për ata që e mësuan ta dojë jetën

41
SHPËRNDAJE

Nita Bllacaku, një emër tashmë i njohur në fushën e modës, njihet për energjinë e saj pozitive dhe krijimet plot jetë. Por, Bllacaku përveç profesionit të saj, punon edhe me fëmijët e prekur nga Sindromi Down. Dashuria që merr nga ata është shndërruar në inspirim për koleksionin e ri të veshjeve. Ky koleksion iu kushtohet atyre që e mësuan Nitën ta dojë jetën, e posaçërisht mikes së saj, Mjaltës.

Kreatorja Bllacaku këtë koleksion e ka quajtur “SHORT but FOREVER 21\3”. Veshja për të do të thotë shumë, dhe gjithçka që ajo krijon ka pak nga brendësia e saj. Ajo gjithmonë inspirohet nga ndodhitë ose momentet që i përjeton, rrallëherë inspirohet nga objekte. Nita ka kohë që merret me fashion dhe me veshje, dhe sapo ka sjellë edhe koleksionin e saj të dytë.

14650184_10154207498798547_6327571085459156569_n“Duke qenë se inspirohem nga ngjarje dhe momente të jetës, vendosa që kujtimet e bukura t’i shndërroj në veshje. Në këtë koleksion kam përdorur ngjyrën e kaltër që simbolizon sytë e bukur të mikes time Mjaltës, lëkurë të zezë që simbolizon forcë, ngjyrën e bardhë që simbolizon paqe, dhe detaje të tejdukshme që simbolizojnë dashurinë e pastër të të gjithë personave të prekur me Down Syndrome”, ka treguar Nita Bllacaku dhe në rrjetin social Facebook.

“Koleksionin e kam punuar me shumë dashuri dhe gjithë lumturinë që më kanë falur gjatë gjithë kohës sa jam me këta njerëz. Kam dashur ta shfrytëzojë profesionin tim për t’i falënderuar për gjithë inspirimin që më kanë dhënë”, ka thënë Nita Bllacaku.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.