Nga 1 Shtatori lejet e  ndertimit behen elektronike

Nga 1 Shtatori lejet e  ndertimit behen elektronike

202
SHPËRNDAJE

Më 1 shtator, çdo aplikim për lejen e ndërtimit do të mund të bëhet vetëm në mënyrë elektronike. Pas dy ditësh do të nisë funksionimi i këtij shërbimi të ri.
Sistemi elektronik për lejet e ndërtimit do të realizojë njëkohësisht parimin e shërbimit me një ndalesë përmes ndërveprimit elektronik të të gjitha institucioneve të përfshira si dhe do të evitojë vonesat në vendimmarrje.
Ky shërbim elektronik ofron mundësinë e aplikimit online për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e-Albania.
Për çdo fazë në të cilën do të kalojë aplikimi, i interesuari do të njoftohet automatikisht me anë email-it, si dhe do të mund të shihet statusi i aplikimit nëpërmjet shërbimit të gjurmueshmërisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.