Ne Turqi zbulohet qyeti me i madh nentokesor

Ne Turqi zbulohet qyeti me i madh nentokesor

50
SHPËRNDAJE

Arkeologët në Turqi besojnë se kanë zbuluar qytetin më të madh nëntokësor në rajonin e Cappadocia-s. 

 

Mali është i përbërë nga shkëmb vullkanik i përpunueshëm, duke e bërë të lehtë për njerëzit që kanë jetuar aty, të ndërtojnë  një rrjet të madh të dhomave dhe tuneleve. Qyteti nëntokësor është ende kryesisht i pashkelur, por analizat fillestare tregojnë se aty mund kenë banuar rreth 20.000 njerëz

Sipas National Geographic shenjat e para të këtij qyteti u zbuluan në vitin 2013 nga një kompani ndërtuese që po punonte në atë zonë. Këto qytete nëntokësore u ndërtuan nga vendësit e krishterë për t’u mbrojtur nga sulmuesit mysliman. Ata gdhendnin tokën e butë vullkanike për të krijuar streha të sigurta, si dhe kisha. Besohet se ekzistojnë plot 250 vende të tilla, sipas dokumenteve të vjetra, mirëpo ende nuk janë zbuluar të gjitha. Ky qytet daton që në periudhën e perandorisë Bizantine (300-1400 pas Krishtit). Zona e brendshme e tij është rreth 460.000 metra katrorë.zbulohet-qyteti-i-madh-nentokesor-1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.