Look-u i duhur për çdo rast

Look-u i duhur për çdo rast

138
SHPËRNDAJE

Pantallonat e bardha janë sinonimi i verës, lino, pambuk, apo xhins janë një alternativë e mirë për t’u veshur veçanërisht kur ke marrë ngjyrë dhe vë në dukje lëkurën.

Vera 2016 u ofron modele të ndryshme për të krijuar pamje të ndryshme, ndiqni këshillat tona për të mos gabuar.

Pantallonat klasike- Pantallonat klasike e kanë belin e gjatë, me prerje të drejtë dhe janë perfekte për kë kërkon një stil të rafinuar . Këshilla është të mos kombinosh asnjëherë pantallonat e bardha klasike me veshje me ngjyrë të errët , nëse ju pëlqejnë veshjet me ngjyra zgjidhni nuancat neutro dhe jo shumë të ndezura.

Pantallonat kulotë– Eshtë ndër modelet më në modë të sezonit të fundit, kulotët janë zgjedhja ndryshe dhe bashkëkohore. I kombinoni me një palë sandale me taka dhe një këmishë të thjeshtë , Do të jeni perfekte nga mengjesi në darkë.

Pantallonat e gjera; Janë një zgjedhje shumë e mirë edhe për në zyrë.Nëse plotësisht të bardha nuk ju pëlqejnë i kombinoni me një këmishë me të njëjtin tonalitet si e bardha, ndoshta e qëndisur ose mëndafsh. Mund ta fusni këmishën brenda pantallonave ose jashtë , varet nga shija juaj personale.

Pantallonat me bel të gjatë, me llastik ose me rrip për të lidhur do t’iu bëjnë të dukeni më të gjata. Mund t’i kombinoni me aksesorë në ngjyrë metalike , të cilat janë chic dhe verore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.