Kulla me e larte ne bote do te ndertohet ne …

Kulla me e larte ne bote do te ndertohet ne …

145
SHPËRNDAJE

Dubai është duke planifikuar të ndërtojë kullën më të lartë në botë, e cila do të lërë pas edhe Burj Khalifën.

Dubai planifikon ndertimin e kulles me te larte frymezuar nga kopshtet e Babilonise.

Ndërtimi i saj është frymëzuar nga kopshet e Babilonisë dhe do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë. Ajo do të ketë ballkone xhami, të cilët rrotullohen jashtë mureve të saj dhe ofrojnë pamje mbresëlënëse.

Kryetari i kompanisë Mohamed Alabbar tha se kulla e re do të jetë “një nivel” më e lartë se Burj Khalifa (e cila është 828 metër e lartë dhe ka kushtuar 1.5 miliard dollarë), por nuk dha më shumë detaje. Kulla është projektuar nga arkitekti me origjinë spanjolle-zvicerriane Santiago Calatrava Valls.

Ajo do të ketë 20 kate për përdorimtë ndryshme,  një restorant, një hotel si edhe shumë gjelbërim. Kompania “Emaar Properties” e mbështetur nga qeveria shpreson që kulla të tërheqë shumë vizitorë. Struktura do të ketë formën e një gjilpëre dhe mendohet të hapet zyrtarisht në vitin 2020
   

  

  

  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.