Kjo shtepi prej 6,800 dollare eshte ndertuar nga tulla te ricikluara ne...

Kjo shtepi prej 6,800 dollare eshte ndertuar nga tulla te ricikluara ne vetem 5 dite

119
SHPËRNDAJE

Megjithëse me shikim të parë duket shumë e thjeshtë, kjo shtëpi është me të vërtetë revolucionare. 

 

Ajo ka një sipërfaqe rreth 430 metra katror dhe është ndërtuar nga tulla plastike të riciklueshme LEGO brenda 5 ditëve. Ndërtimi i saj ka kushtuar 20.000 pesos (6.800 dollarë). Ndërsa përballej me sfidën e transportimit të materialeve për të ndërtuar shtëpinë e tij në Cundinamarca të Kolumbisë, Fernando Llanos vendosi të përdorte plastikën e ricikluar.

 


Kështu ai u bashkua me arkitektin Óscar Méndez për të krijuar ‘Conceptos Plásticos’, një sistem inovativ që përdor tulla plastike për të ndërtuar shtëpi në zona të largëta me një kosto të përballueshme.

Për të minimizuar ndikimin në mjedis, ekipi vendosi të përdorë plastikën e ricikluar, pavarësisht faktit se plastika e re do të ishte më e lehtë për t’u përdorur. Tullat plastike kanë veti izoluese, i rezistojnë djegies dhe plotësojnë kërkesat lokale të rezistencës ndaj tërmetit. Që nga fillimi i saj në 2011, kompania është rritur në 15 punëtorë dhe kohët e fundit përfundoi ndërtimin e një strehimore të përkohshme për 42 familje të zhvendosura në Kolumbi. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.