Kankuni, një mrekulli e natyrës dhe e njeriut

Kankuni, një mrekulli e natyrës dhe e njeriut

99
SHPËRNDAJE

Në botë ka mjaft vende të bukura për tu vizituar apo për të kaluar disa ditë pushimesh të veçanta sidomos për çiftet që shqetësohen se ku mund ta kalojnë Muajin e Mjaltit.

Revista të ndryshme botërore që merren me orientimin dhe prezantimin e vendeve më të veçanta për pushime, rendisin dhe Kankunin.

Kankuni është një vend i mrekullueshëm, që ndodhet në Meksikë, në Gadishullin Jukatan.

Ky vend përrallor me rërë të bardhë, në afërsi të rrënojave të lashta të Majave dhe pyjeve të xhunglës, ofron një eksperiencë përrallore.

Në Kankun mund të shijosh një kuzhinë të larmishme meksikane, mund  të bësh  trajtime SPA, të bësh  pazar dhe të kryesh  aktivitete të ndryshme sportive si golf, not, aventura me makina, duke i kthyer pushimet  në një aventurë të vërtetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.