Kali i detit lundrues

Kali i detit lundrues

80
SHPËRNDAJE

Në Emiratet e Bashkuara arabe, veçanërisht në Dubai, ndërtohen gjithnjë projekte gjigande, në bazë të përqasjes së tyre inovative dhe koncepteve të avancuara. Këtë vit, një nga zhvillimet më ambicioze ka për të qenë ‘Kali i detit lundrues’- vila luksoze që lundrojnë në ujë. Kompleksi i pabesueshëm i apartamenteve përbëhet nga 42 vila. Secila prej tyre ka një sipërfaqe prej 158 metër katrorë, tre-katëshe, një prej të cilëve ndodhet i zhytur nën ujë. Kati i tretë do të ketë kabinën e dushit, një kuzhinë të vogël, një mini bar dhe xhakuzi. Në katin e dytë është hapsira e ndenjes e rrethuar nga kuzhina dhe dhoma e ngrënies. Dhoma e gjumit ndodhet në katin nënujor, e gjitha e rrethuar me xham që të jep një pamje fantastike të botës ujore. Vilat e para lundruese do të debutojnë për herë të parë në fund të 2016-ës

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.