Japoni, treni me luksoz ne bote ben udhetimin e tij te pare

Japoni, treni me luksoz ne bote ben udhetimin e tij te pare

66
SHPËRNDAJE

Një tren, i cili është konsideruar edhe si më luksozi në botë, nisi ditën e hënë udhëtimin e tij të parë.

 

I quajtur “Suite Shiki-Shima”, ai la stacionin “Ueno” në Tokio me 33 pasagjerë në bord për një turne katër ditor nga Japonia verilindore në ishullin mahnitës të Hokkaidos. Duhet të kthehet në Ueno të enjten.

 
Treni ekskluziv përmban suita dykatëshe, makina të vëzhgimit panoramik dhe është projektuar nga një ekspert i dizenjimit të automobilave si: Porsche, Ferrari dhe Maserati. Suita private kushton 10,000 dollarë (7,700 £) për person për një udhëtim katër ditor.

Dhjetë vagonat e trenit përfshijnë dy makina observatoriale, një restorant, një sallë pritjeje të përbashkët dhe tre suita private me dizajne unike. Ai ka 17 suita dhe secila prej tyre akomodon dy pasagjerë. Çdo sezon treni do të eksplorojë një rrugë tjetër. Biletat për udhëtime dy ditore fillojnë nga 320,000 ¥ (2,229 £) për person dhe për udhëtimet katër ditore do të kushtojë 750,000 (£ 5,373). Treni është i rezervuar plotësisht deri në mars 2018.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.